RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë arrestojnë 40 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-arrestojne-40-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 40 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se Izraeli vazhdon bastisjet e tij në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Në bastisjet që forcat izraelite kanë kryer në shtëpitë e palestinezëve në qytetet, Nablus, El Khalil, Kudsin Lindor, Jericho dhe Betlehem, thuhet se janë arrestuar të paktën 40 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe ish të burgosur të liruar.

Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.310. Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane pas ndryshimit të ligjit, gati gjysma e tyre janë femra! Ja shtetasit e kujt vendi kryesojnë

admin

Transport falas në Spanjë që nga sot

admin

E pranojnë fajësinë 10 prej 18 të akuzuarve në rastin “Subvencione V”

Muhamet Ramadani