RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë ba’stisën qytetin Tulkarim dhe përdorën të riun pa’lestinez si mburojë njerëzore

ush’taret-iz’raelite-ba’stisen-qytetin-tulkarim-dhe-perdoren-te-riun-pa’lestinez-si-mburoje-njerezore

Ushtarët izraelitë, të cilët bastisën qytetin Tulkarim në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar për herë të dytë në dy ditët e fundit, arrestuan një të ri palestinez e lidhën në automjetin ushtarak dhe e përdorën si mburojë njerëzore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror palestinez, ushtarët izraelitë bastisën qytetin e Tulkarimit dhe e rrethuan një shtëpi.

Ka patur një përleshje rreth shtëpisë që ishte nën rrethim në rajonin Azbet el-Jarad të Tulkarimit dhe se ushtria izraelite e goditi shtëpinë me një dron kamikaz.

Në pamjet të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se një palestinez i arrestuar nga ushtarët izraelitë që bastisën qytetin, ishte lidhur në automjetin ushtarak dhe përdorej si mburojë njerëzore. Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë bastisën qytetin dhe se shumë mjete ajrore pa pilot fluturonin mbi qytet.

Shumë automjete ushtarake, buldozerë dhe fadroma u dërguan në rajonin Azbet al-Jarad të Tulkarimit. Shtatë palestinezë u vranë në sulmet e djeshme nga forcat izraelite në qytetet Khalil dhe Tulkarim në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 585.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor.

Related posts

Osmani i thotë edhe Sarrazinit se veprimet e Policisë në veri janë legjitime

rezart morina

Gërvalla takohet me Cameron në Luksemburg

admin

EBA do t’i japin Sirisë 50 milionë dollarë ndihmë shtesë pas tërmeteve vdekjeprurëse

rezart morina