Tre palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e shëndetësisë, thuhet se 3 persona humbën jetën gjatë sulmit të forcave pushtuese izraelite në Jenin këtë mëngjes.
Ndërkohë në deklaratë nuk u dhanë informacione të detajuara lidhur me personat që humbën jetën.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve për AA, mësohet se janë shënuar konflikte mes forcave izraelite që kryen bastisje në Jenin dhe dhjetëra palestinezëve që i kundërshtuan ata. Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë u plagosën shumë palestinezë.
Në anën tjetër, Saraya Al-Quds, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik në një deklaratë njoftoi se përreth kampit Jenin janë pozicionuar në mënyrë të armatosur kundër forcave izraelite dhe se kanë arritur të plagosin disa prej tyre.
Ndërkohë nga ana e Izraelit nuk është bërë ende një deklaratë lidhur me zhvillimet.
lsraeli occupation forces raid Jenin camp, kill three Palestinians and detain a number of others at dawn. pic.twitter.com/RDg0bveOCQ
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) December 8, 2022