RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një fëmijë palestinez duke e qëlluar me plumb në kokë

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-femije-palestinez-duke-e-qelluar-me-plumb-ne-koke

Një djalë 14-vjeçar palestinez humbi jetën, pasi u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë mëngjesin e sotëm në Bethlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Ministrisë të Shëndetësisë të Palestinës, thuhet se Omar Hammur humbi jetën pasi u qëllua në kokë gjatë bastisjes së forcave izraelite në kampin e refugjatëve Dheisheh në qytetin e Betlehemit.

Gjithashtu u njoftua se 2 palestinezë u plagosën në bastisjen e ushtarëve izraelitë në vendbanimin Qabatiya, në jug të Jeninit.

– Forcat izraelite vranë 4 fëmijë që nga nata e Vitit të Ri

Pas vitit 2022, i cili u regjistrua si viti më i përgjakshëm i 17 viteve të fundit, Bregu Perëndimor i pushtuar në vitin 2023 hyri nën sulme intensive nga forcat izraelite.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë në vitin 2023 arriti në 14, mes të cilëve 4 fëmijë.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.

Related posts

Niset anija e parë nga porti i Odesës që nga prishja e marrëveshjes së grurit

admin

Ministrat e Jashtëm të Gjirit do të takohen të premten në Xhide për të diskutuar mbi Sirinë

rezart morina

Berisha i vendosur: Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare janë normale

admin