RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një fëmijë palestinez

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-femije-palestinez

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një fëmijë 16-vjeçar palestinez në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit zyrtar televiziv palestinez, 16-vjeçari Amir Abu Zaytoun ka humbur jetën, pasi është qëlluar mbrëmë në kokë nga forcat izraelite gjatë bastisjes së tyre në kampin Balata në qytetin palestinez.

Ndërkohë, u plagosën edhe dy palestinezë në përleshjet e armatosura të ndodhur mes forcave izraelite që e rrethuan një shtëpi dhe palestinezëve që përpiqeshin të parandalojnë këtë.

Gjatë bastisjes ushtria izraelite ka përdorur plumba të vërtetë dhe plastike si dhe gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Ushtria izraelite nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me zhvillimet.

Që nga fillimi i këtij viti kanë humbur jetën 4 të rinj palestinezë prej të cilëve 3 fëmijë, gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Related posts

Slotkin: Rreth 75 000 rusë të vrarë ose të plagosur në luftën në Ukrainë

admin

Zgjedhjet në Rusi, Moska akuzon SHBA-në se po përpiqet të ndërhyjë sistemin e votimit

admin

Blinken i vendosur: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

admin