RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtari amerikan ia numëron Rakiqit ushtarët e plagosur nga protestuesit në Zveçan

ushtari-amerikan-ia-numeron-rakiqit-ushtaret-e-plagosur-nga-protestuesit-ne-zvecan

Pas protestës së dhunshme të huliganëve serbë në Zveçan, ushtarët amerikanë kanë vendosur barrikada me gjemba në mes të rrugës.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka kërkuar që ushtarët e KFOR-it të vendosen në rrugët kryesore të Zveçanit për të parandaluar arrestimin e serbëve nga Policia e Kosovës.

Në një video-incizim, dëgjohet teksa përfaqësuesi i KFOR-it ia numëron Rakiqit, ushtarët e plgosur si pasojë e dhunës gjatë ditës së hënë.

“Gjatë protestës së hënës, 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur. Disa ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga arma e zjarrit, u janë nxjerrë plumba, jo shumë larg nga aty ku folëm të hënën mbrëma”, thotë ai.

Tutje shpjegon se arma që janë plagosur ushtarët e KFOR-it nuk kanë qenë të NATO-s.

“Shenjat në plumba tregojnë se është shtënë me të nga një armë, të cilën nuk e ka NATO apo KFOR-i. Armët që kanë shtënë ato plumba nuk kanë qenë këtu. Kam ushtarë të cilëve u janë nxjerrë plumba. Është absolutisht e papranueshme”, i ka thënë ushtari, Rakiqit.

Në fund përfaqësuesi i KFOR-it tha se do ta shqyrtojnë kërkesën e Listës Serbe.

Related posts

Stuhia godet Serbinë, përmbytje në zona të ndryshme të vendit

admin

Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT, dhjetëra të arrestuar në Selanik, mes tyre 13 shqiptarë

admin

Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Ministri i Mbrojtjes: Robert Fico është në operacion, po lufton për jetën

admin