RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtria e Kosovës merr pjesë në ushtrimin fushor në Gjermani

ushtria-e-kosoves-merr-pjese-ne-ushtrimin-fushor-ne-gjermani

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues apo kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “KFOR 33” në Hohenfels, Gjermani.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ushtrimi Fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Related posts

Sot kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për vitin 2023

admin

Etiopi, 23 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut

admin6

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

admin6