RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

ne-serbi-u-ndal-transmetimi-direkt-kur-kurti-nisi-fjalimin-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se

Të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë.

Por, derisa kishte nisur fjalimin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mediat në Serbi kanë ndaluar transmetimin, transmeton Telegrafi.

Toptha energjie nga çokollata me lajthi dhe fara lulëkuqejeEdhe po të bëhen bashkë Ronaldo dhe Messi, nuk mund të kalojnë pasurinë e ish-sportisti…Elinel dhe Muma vijnë me këngën e re “A je mirë”Hillary Clinton e konsideron Netanyahun si “jo të besueshëm”, thotë se ai duhet të larg…Afati kalimtar veror do të “pushtohet” nga Real Madridi: Lista me transferi…
Kështu ka njoftuar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, thotë Kadriu.

Tutje, Kadriu ka shkruar se “Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”.

Kadiu gjithashtu ka shpërndarë linkun e televizionit Tanjug në momentin që ka ndërprerë transmetimin, duke mos e shfaqur kryeministrin Kurti.

Ndryshe, të enjten Kurti ka hedhur poshtë çdo pretendim që sugjeron se Kosova është përfshirë në një politikë të spastrimit etnik ndaj pakicës serbe.

“Nuk ka vend për gënjeshtra në dialogun ndërkombëtar. Akuzat e ngritura nga ana e Serbisë janë jo vetëm të pabazuara, por edhe të paarsyeshme në kohë dhe në kontekst”, u shpreh ai.

Related posts

Osmani: Masakra e Rezallës, dëshmi e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë

admin

Hillary Clinton thotë se Netanyahu “duhet të shkojë” pasi ai “nuk është një udhëheqës i besueshëm”

rezart morina

Liberalizimi i vizave s’vlen për pasaportat që lëshon Serbia

rezart morina