RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtria e Kosovës po plaket, rritet numri i ushtarakëve pensionistë

ushtria-e-kosoves-po-plaket,-rritet-numri-i-ushtarakeve-pensioniste

Është rritur për 15.2 për qind numri i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të pensionuar.

Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), del se deri në muajin qershor, nga pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfituar 847 persona, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (që ishin 735 përfitues), vërehet një rritje prej 15,2%.

Po ashtu të dhënat e ASK-së tregojnë se ka pasur rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

“Në muajin qershor 2024, krahasuar me muajin qershor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e “Trepçës” (-18,9%); skema për pensionet invalidore (-17,6%); skema e ndihmës sociale (-9,0%); skema për pensionet familjare (-6,2%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,3%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,0%)”, thuhet në raport.

Ndërsa ka rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

“Në muajin qershor 2024, krahasuar me muajin qershor 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema për pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike (13,8%); Skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(11,0); Skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (8,4%); Skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/’91 deri në vitin shkollor 1998/’99 (5,7%); Skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%); Skema e pensioneve bazike të moshës (0,9%); Skema për veteranët e luftës (0,7%); Skema e kompensimeve për personat e verbër (0,7%);”, thuhet në raport.

Related posts

Arabia Saudite pret sesionin e Forumit Ekonomik Botëror, lufta e Gazës në fokus

admin6

Hetimet e krimeve të luftës, në Kosovë 33 të dënuar – në Serbi vetëm 17

admin

Izraeli paralajmëron Hezbollahun që të qëndrojë jashtë luftës në Gaza

rezart morina