Oficerët e ushtrisë janë shfaqur në televizionin kombëtar në Gabon për të thënë se kanë marrë pushtetin në dorë, shkruan BBC.
Sipas tyre, rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës janë anuluar, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues.
Komisioni Zgjedhor ka thënë se Bongo kishte fituar pak më pak se dy të tretat e votave në zgjedhjet që opozita argumentoi se ishin mashtruese.
Rrëzimi i tij do t’i jepte fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit të familjes së tij në Gabon.
12 ushtarë u shfaqën në televizion të mërkurën, duke njoftuar se kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve dhe do të shpërndanin të gjitha institucionet e republikës.
Ata gjithashtu thanë se kufijtë e vendit ishin mbyllur “deri në njoftimin e mëtejshëm”.
Një nga ushtarët ka thënë në kanalin televiziv Gabon 24: “Ne kemi vendosur të mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”.
Kjo, shtoi ai, ishte për shkak të “qeverisjes së papërgjegjshme, të paparashikueshme që rezulton në përkeqësim të vazhdueshëm të kohezionit social që rrezikon ta çojë vendin në kaos”.
Bongo erdhi në pushtet kur babai i tij Omar vdiq në vitin 2009.
Në vitin 2018, Bongo pësoi goditje në tru dhe ishte jashtë detyrës për një vit.
Një vit më pas, pati përpjekje të dështuar për grusht shtet. /koha
Gabon Crisis: below is the video of my earlier report of the military takeover in Gabon .
Military officers say they have taken power, and are in charge of the affairs of Gabon henceforth.
Take a listen to the video, so you hear what they said their reasons are. pic.twitter.com/QpgL3H6Uwe
— Aku-N’esi-Obi-Ike (I) (@Orji_Okosisi1) August 30, 2023