Janë të shumta pyetjet dhe skenarët që shoqërojnë rrethanat në të cilat u rrëzua orët e fundit helikopteri me presidentin iranian Ebrahim Raisi. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e rrëzimit, por pak orë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit fatal, u njoftua nga ushtria iraniane se po nisin një hetim të plotë.