RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite bombardon spitalin Indonezian në Gaza, vriten 12 palestinezë

ushtria-izraelite-bombardon-spitalin-indonezian-ne-gaza,-vriten-12-palestineze

Të paktën 12 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj spitalit Indonezian në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, të paktën 12 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në spitalin Indonezian i cili u godit me raketa nga ushtria izraelite.

Kati i dytë i spitalit ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e bombardimit. Në sulm u plagosën edhe 2 mjekë.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, sulmi ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në spitalin me kapacitet 140 shtretër ku trajtohen 650 pacientë dhe në të cilin ndodhen edhe rreth 150 të plagosur.

Theksohet se forcat izraelite që kanë bllokuar spitalin, kanë vendosur snajperë nëpër çatitë e ndërtesave të larta në zonën përreth të cilët i përgjigjen me plumba çdo lëvizjeje para derës së spitalit.

Related posts

Ligjvënësi francez i opozitës bën thirrje për bojkot të kompanive që mbështesin Izraelin

RTI

Gjermani, ish-kancelari Schröder padit Parlamentin Federal

admin

“Tërbimi” i Italisë dhe Francës për emigrantët, BE takim urgjent

admin