RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite: Është e pamundur të ulen në zero raketat e lëshuara nga Gaza

ushtria-izraelite:-eshte-e-pamundur-te-ulen-ne-zero-raketat-e-leshuara-nga-gaza

Zyrtarë nga ushtria izraelite kanë thënë se është e pamundur që të “ulen në zero” raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas radios së ushtrisë izraelite, zyrtarët ushtarakë kanë tërhequr vëmendjen se sulmet raketore kundër Izraelit vazhdojnë, pavarësisht bombardimeve që vazhdojnë ndaj Gazës prej 85 ditësh.

Zyrtarët ushtarakë kanë vënë në dukje se është e pamundur të parandalohen plotësisht raketat e hedhura nga Gaza.

Një zyrtar emri i të cilit nuk është zbuluar thekson se “Thellimi i luftës në Gaza ka kufizuar fuqinë raketore, por edhe nëse lufta përfundon me suksesin e Izraelit në arritjen e objektivave të tij, hedhja e raketave nga Rripi i Gazës do të vazhdojë”.

“Edhe pas dy vitesh do të jetë e mundur të dëgjohen sirenat paralajmëruese në vendbanimet përreth Rripit të Gazës”, ka thënë një oficer i lartë izraelit.

Related posts

Osmani: Para Macronit e Scholzit paraqita vijat tona të kuqe

admin

Gjermani, organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë rritjen e përpjekjeve kundër racizmit

admin

SHBA-ja dhe Bosnje-Hercegovina rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

admin