Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi dha sinjal për zgjerimin e pushtimit edhe në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Ministri izraelit i Mbrojtjes pretendon se kanë marrë nën kontroll pjesën perëndimore të Gazës
Në një deklarate nga ushtria izraelite thuhet se Halevi hyri në pjesën veriore të Rripit të Gazës të pushtuar nga ushtria dhe u takua me ushtarët.
“Jemi afër eliminimit të sistemit ushtarak në veri të Rripit të Gazës. Me aq sa kemi kuptuar ne do të vazhdojmë në zona të tjera”, deklaroi Halevi duke iu drejtuar ushtarëve.
Kjo deklaratë e Halevit është vlerësuar si një sinjal se ushtria izraelite do të sulmojë edhe pjesën jugore të Gazës.
Ushtria izraelite më 15 nëntor lëshoi nga ajri fletushka në rajonin Khan Younis në jug, ku janë strehuar palestinezët që ka zhvendosur me forcë nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, duke iu kërkuar palestinezëve të larohen nga disa zona.