Me fillimin e armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, trupat izraelite janë fotografuar duke u larguar nga Gaza.
Tanke dhe automjete të tjera ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë kufirit izraelit.
Armëpushimi katërditor midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas hyri në fuqi në orën 07:00 me orën lokale.
Armëpushimi pritet të çojë në lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. /mesazhi