RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite pranon se po zhvillon “luftë të vështirë” me Hamasin në Gaza

ushtria-izraelite-pranon-se-po-zhvillon-“lufte-te-veshtire”-me-hamasin-ne-gaza

Ushtria izraelite ka pranuar se forcat e saj janë përfshirë në “luftime të vështira” kundër luftëtarëve të Hamasit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

“Jemi duke luftuar në një zonë komplekse, mbi tokë dhe nëntokë, me një armik që është përgatitur për një kohë të gjatë dhe po mbrohet në mënyrë të organizuar”, tha shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.

“Ka popullsi dhe shumë shtëpi, e cila e bënë zonën shumë komplekse për luftime”, tha Halevi në një video të publikuar nga ushtria ku shfaqet duke iu drejtuar ushtarëve të tij në Rripin e Gazës.

“Jemi të angazhuar në një luftë të gjatë në shumë fronte. Para nesh kemi shumë sfida”, shtoi ai.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit.

Në këto sulme u vranë të paktën 23.357 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa 59.410 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur, ndërsa të gjithë janë të prekur nga pasiguria ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë, ndërsa më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Related posts

Stano: Dënojmë fuqishëm sulmet terroriste dhe të liga ndaj Policisë së Kosovës

admin

Ministri Osmani në Gjeorgji: OSBE nuk do t’i kursejë përpjekjet për të përmirësuar situatën

admin

Pakistan, vriten 3 ushtarë dhe 3 militantë në sulmin ndaj selisë së forcave të sigurisë

Muhamet Ramadani