RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite shkatërron shtëpitë dhe bizneset e pa’lestinezëve në Kudsin Lindor

ush’tria-iz’raelite-shkaterron-shtepite-dhe-bizneset-e-pa’lestinezeve-ne-kudsin-lindor

Ushtria izraelite shkatërroi një shtëpi dhe biznese tregtare që u përkisnin palestinezëve në lagjen Vadi al-Juz të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite mbyllën rrugën kryesore që çon në zonën industriale në Wadi al-Juz dhe shkatërruan shtëpinë e familjes palestineze Al-Jabari dhe ndërmarrjen tregtare të familjes Dendis.

Forcat izraelite shkatërruan gjithashtu një palestër dhe një servis makinash që i përkiste familjes Ashur. Disa nga familjet palestineze në fjalë thanë se zyrtarët izraelitë kanë telefonuar në orën 06:00 dhe i kanë njoftuar për rrënim dhe se nuk janë lejuar as të marrin sendet e tyre.

Banorët e lagjes thanë se gjykatat izraelite vendosën të mos vazhdonin prishjen dhe se ishin të befasuar që forcat izraelite bastisën dhe filluan prishjen. Ushtria izraelite vazhdon të rrethojë zonën industriale të lagjes Wadi al-Juz dhe të mbajë të mbyllura rrugët kryesore që çojnë në të.

Autoritetet izraelite kanë shtuar praktikat e tyre diskriminuese dhe shkatërrimin ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar që nga fillimi i vitit. Organizatat izraelite, palestineze dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet izraelite kanë vendosur kufizime në ndërtimet në Kudsin Lindor për të kufizuar popullsinë palestineze.

Këto organizata deklarojnë se ka pasur rritje të konsiderueshme të lejeve të dhëna nga autoritetet izraelite për izraelitët që uzurpuan tokat palestineze në Kudsin Lindor për të ndërtuar vendbanime të paligjshme.

Izraeli po shkatërron shumë shtëpi dhe vende pune të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me arsyetimin se ato janë “të palicensuara”.

Related posts

Biden është armik i SHBA-ve, thotë Trump

admin

Dëgjohen dy shpërthime në Mitrovicën Veriore

admin

Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s

RTI