RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vazhdon shkeljet e saj në Quneitra të Sirisë

ushtria-izraelite-vazhdon-shkeljet-e-saj-ne-quneitra-te-sirise

Ushtria izraelite hyri dhe ngriti një pikë kontrolli në qytezën Saida al-Hanout në provincën Quneitra në jug të Sirisë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, një njësi prej tre automjetesh të ushtrisë izraelite përparoi në perëndim të Saida al-Hanout dhe vendosi një pikë kontrolli midis fshatit dhe fermës Maghatra.

Edhe dje, ushtria izraelite përparoi në fshatin Samadaniyyah në veri të Quneitra-s dhe vazhdoi përparimin e saj të pandërprerë në zonë drejt Tawl Krum Jabba.

Autoritetet siriane dënuan sulmet, duke thënë se këto veprime të Izraelit shkelën Marrëveshjen e vitit 1974 për Ndarjen e Konfliktit dhe të drejtën ndërkombëtare. Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të paraqesë një qëndrim të vendosur për ndalimin e shkeljeve.

Related posts

Kryediplomati turk do të vizitojë Katarin për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

admin

Spasovski: Policia ka arritur suksese të mëdha kundër trafikantëve të drogës

admin

Opozita gjermane akuza kancelarit Merz: Me eksportin e armëve në Izrael po nxisin luftën në Iran

admin