RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rripin e Gazës pavarësisht armëpushimit

ushtria-izraelite-vazhdon-sulmet-ne-rripin-e-gazes-pavaresisht-armepushimit

Ushtria izraelite ka goditur me sulme ajrore dhe artilerie disa zona të Rripit të Gazës, duke vazhduar shkeljet e armëpushimit që hyri në fuqi në tetor, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë, ushtria izraelite ka shënjestruar zonat lindore të qytetit të Gazës si dhe ka kryer sulme në zonat veriore dhe lindore të qyteteve Khan Junis dhe Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Lagjja Shujaiyya në lindje të qytetit të Gazës u vu në shënjestër nga artileria ndërsa nga zona u dëgjuan shpërthime. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu qytetet Khan Junis dhe Rafah, duke bërë që nga zonat e goditura të ngrihej tym.

Ushtria izraelite po ashtu hapi zjarr joselektiv ndaj disa zonave në qytetet Gaza dhe Rafah.

Sipas të dhënave të Zyrës mediatike të Qeverisë në Gaza, ushtria izraelite e ka shkelur armëpushimin qindra herë që nga hyrja e tij në fuqi, duke vrarë të paktën 394 palestinezë dhe duke plagosur mbi një mijë persona.

Sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, të cilat nisën në tetor 2023 dhe zgjatën dy vjet dhe cilësohen si me karakter gjenocidal, kanë shkaktuar vrasjen e më shumë se 70 mijë palestinezëve, shumica gra dhe fëmijë si dhe plagosjen e mbi 171 mijë të tjerëve.

Related posts

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Muhamet Ramadani

Kurti: Po bëjmë çdo gjë për lirimin e tre policëve tanë të kidnapuar

admin

Abdixhiku ndan dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për ish-gjeneralin e NATO-s

admin