RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite vret 51 pa’lestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Ga’zës

ush’tria-iz’raelite-vret-51-pa’lestineze-gjate-24-oreve-te-fundit-ne-rripin-e-ga’zes

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se që nga mëngjesi i djeshëm 51 palestinezë, mes tyre fëmijë dhe gra, u vranë në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal ka publikuar një deklaratë për këtë çështje në llogarinë e tij në Telegram.

Ai tha se 51 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, janë vrarë që nga mëngjesi i djeshëm si pasojë e sulmeve të Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Basal gjithashtu tha se shumë njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra u plagosën nga sulmet.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 40.534 palestinezë, përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 93.778 të tjerë u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Related posts

Osmani udhëton në New York, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

admin

Suspendohet një polic, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht një grua

admin

Strategjia e Zelenskyt/ Shkarkohen disa nga gjeneralët e lartë, dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

admin