Ushtria izraelite vrau dy palestinezë gjatë një bastisjeje në qytetin Tulkerem në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Forcat izraelite u përleshën me grupet e armatosura gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve Nurshams.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, thuhet kufomat e palestinezëve Samir Shafii (22) dhe Hamza Haryus (22), të vrarë nga forcat izraelite, janë dorëzuar në Spitalin Shtetëror Dr. Sabit.
Në një deklaratë me shkrim, ushtria izraelite pretendoi se Shafii dhe Haryus ishin përgjegjës për të shtënat që plagosën një kolon izraelit më 2 maj në vendbanimin ilegal hebre Avnei Hefetz, afër qytetit Tulkerem.
Në deklaratë thuhet se Shafii dhe Haryus janë vrarë në bastisjen në shtëpinë e tyre dhe dy persona që ishin me ta janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.
Kolonët hebrenj dhe forcat izraelite kanë vrarë 110 palestinezë, duke përfshirë 20 fëmijë dhe dy gra, në Palestinën e pushtuar që nga fillimi i vitit.
Prej muajsh, forcat izraelite kanë kryer bastisje, veçanërisht në qytetet Jenin dhe Nablus të Bregut Perëndimor, duke pretenduar se synojnë gjetjen personave të kërkuar.
Ndërsa ushtarët izraelitë ndërhyjnë shpesh me plumba të vërtetë dhe plumba gome kundër palestinezëve që protestojnë kundër bastisjeve, viktimat po rriten në rajon.
Tulkerem kentinde işgalcilere karşı kanlarının son damlasına kadar direnerek şehit olan iki yiğidin şehadet şerbetini yudumladıkları mekan. pic.twitter.com/gGow50XZ1m
— Filistin Ajansı (@FilistinAjansi1) May 6, 2023