RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria siriane: Civilë dhe ushtarë u vranë nga mina të vendosura nga YPG/SDF

ushtria-siriane:-civile-dhe-ushtare-u-vrane-nga-mina-te-vendosura-nga-ypg/sdf

Ushtria e Sirisë tha të mërkurën se një numër civilësh dhe ushtarësh janë vrarë në shpërthimet e minave tokësore dhe pajisjeve shpërthyese të vendosura nga grupi terrorist YPG/SDF në Raka, Deir ez-Zor dhe në lindje të Halepit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA), Komanda e Operacioneve të ushtrisë u bëri thirrje civilëve në Raka, Deir ez-Zor dhe Halepin lindor “të mos hyjnë në vendet ose tunelet e organizatës SDF” në Sirinë verilindore.

“Organizata SDF dhe terroristët e PKK-së vunë në kurth dyer, korridore dhe tunele duke vendosur pajisje shpërthyese të maskuara si gurë dhe tulla ndërtimi”, tha ajo.

Sipas deklaratës, SDF gjithashtu ka vendosur eksplozivë në “mobilje shtëpiake dhe automjete në shumicën e vendeve të tyre të mëparshme, përveç shtëpive ku ishin stacionuar dhe zonave pranë rrugëve publike”.

Related posts

Hakmerret Hezbollahu, goditen me raketa objektivat industriale dhe ushtarake në veri të Izraelit

admin

Aktivistët protestojnë ndaj “heshtjes” së PETA-s për vrasjen e kafshëve nga Izraeli

RTI

Izraeli liron të burgosurin më të moshuar palestinez pas 17 vitesh burg – VIDEO

Muhamet Ramadani