RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria siriane merr kontroll të plotë mbi Deir Hafer pas tërheqjes së SDF-së

ushtria-siriane-merr-kontroll-te-plote-mbi-deir-hafer-pas-terheqjes-se-sdf-se

Ushtria siriane ka marrë kontroll të plotë mbi qytetin Deir Hafer, në provincën Aleppo, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga Sirian Democratic Forces (SDF) me bazë kurde.

Forcat qeveritare hynë në qytet të shtunën, rreth 50 km lindje të Aleppos, pas njoftimit të SDF-së se do të fillonte tërheqjen nga bastionet e saj në orët e para të ditës. Mediat shtetërore raportuan se ushtria po punon për pastrimin e qytetit nga minat dhe mbetjet e luftës dhe se ka filluar të lëvizë drejt qytetit Maskana.

Ky zhvillim vjen pas një operacioni që ushtria nisi të premten kundër SDF-së në Deir Hafer, duke u përqendruar në zonat që grupi po përdorte “si bazë për operacionet e tyre terroriste drejt qytetit të Aleppos dhe periferisë së tij lindore”.

Lideri i SDF-së, Mazloum Abdi, i njohur edhe si Mazloum Kobani, njoftoi se forcat e tij do të tërhiqeshin në lindje të lumit Eufrat. Në një postim në X, Abdi tha se tërheqja e forcave do të fillonte të dielën në orën 7:00 të mëngjesit, duke u zhvendosur në zona lindore të Eufratit.

Ai sqaroi se tërheqja është një demonstrim i përkushtimit ndaj zbatimit të “dispozitave të marrëveshjes së 10 marsit”, duke iu referuar planeve të bllokuara për integrimin e administratës autonome kurde brenda shtetit sirian. Ushtria siriane gjithashtu njoftoi se nuk do të synojë luftëtarët e SDF-së gjatë tërheqjes së tyre. /mesazhi

Related posts

“Mjekët pa Kufij”: Gaza po përballet me ndëshkim kolektiv nga Izraeli

admin

Ja zhvillimet kryesore të së premtes në Lindjen e Mesme

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 297 e lu’ftës

Muhamet Ramadani