RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria siriane merr kontrollin e dy fshatrave të tjerë në rrethinat e Rakas

ushtria-siriane-merr-kontrollin-e-dy-fshatrave-te-tjere-ne-rrethinat-e-rakas

Forcat e Ushtrisë Siriane kanë marrë kontrollin e dy fshatrave të tjerë në juglindje të qytetit të Rakas, në veri të Sirisë, sipas raportimeve të Al Jazeera Arabic.

Bëhet fjalë për fshatrat al-Akirshi dhe Ratla, ndërsa burimet bëjnë të ditur se ushtria po zgjeron kontrollin edhe mbi zonën al-Sabkha në rrethinat e Rakas.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një shtrirje të mëtejshme të pranisë së ushtrisë siriane në këtë rajon, ndërsa situata në terren mbetet në zhvillim. /mesazhi

Related posts

Qindra hebrenj radikalë hynë me forcë në Al-Aksa

admin

Rubio: SHBA-ja synon të “respektojë” marrëveshjen e sigurisë me Arabinë Saudite

Irfan Jahiu

Prokuroria kërkon 6 vite burg/ Zbardhen akuzat ndaj Thaçit në gjyqin e Hagës

admin