RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtria turke ia uron Pavarësinë e Kosovës kontingjentit të FSK-së në Hatay

ushtria-turke-ia-uron-pavaresine-e-kosoves-kontingjentit-te-fsk-se-ne-hatay

Ushtria turke ia ka uruar Pavarësinë e Kosovës kontingjentit të Forcës së Sigurisë që gjendet në Hatay të Turqisë për t’u dalë në ndihmë autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

FSK-ja ka njoftuar se të premten, në 15-vjeton e Pavarësisë, është vizituar në Hatay nga regjimenti i komandos turke.

“Kontingjenti i FSK-së feston 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Hatay të Turqisë. Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitojë ushtaraket tanë që janë në mision në Hatay të Turqisë, dhe t’ia urojnë Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në shenjë falënderimi, ushtritë shkëmbyen flamujt e shteteve respektive.

Ekipi i FSK-së gjendet në Turqi pas tërmeteve të javës së shkuar që prekën edhe Sirinë, e që lanë të vdekur mbi 41 mijë njerëz.

Related posts

Organizoi kryengritjeje dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm

admin

Akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë, dënohet me 6 vite burg punonjësja serbe e OSBE-së

admin

Konferencë ndërkombëtare në Hagë për Ukrainën, më shumë se 40 vende kërkojnë që Rusia të vihet para përgjegjësisë ligjore

admin