Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se aeroplanmbajtësja amerikane USS George Washington ka mbërritur në Lindjen e Mesme dhe pritet të zëvendësojë USS Abraham Lincoln, transmeton Anadolu.
“Grupi Sulmues i Aeroplanmbajtëses George Washington po zhvillon operacione në Lindjen e Mesme gjatë një dislokimi të planifikuar, pasi mbërriti dje në teatrin e operacioneve të CENTCOM”, tha komanda.
CENTCOM publikoi një fotografi të aeroplanmbajtëses, me avionë luftarakë të dukshëm mbi kuvertën e saj, ndërsa ajo po lundronte në Detin Arabik.
Rotacioni vjen pas raportimeve për probleme të konsiderueshme të shëndetit mendor dhe probleme strukturore që janë shfaqur në bordin e USS Abraham Lincoln, pas një dislokimi të zgjatur në lidhje me luftën me Iranin.
USS George Washington, e cila ishte e bazuar në Yokosuka të Japonisë, u urdhërua të shkonte në rajon për të ofruar zëvendësimin dhe lehtësimin e nevojshëm.

