RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vajza e të moshuarës në Pejë: Nuk kam menduar se do të ketë keqtrajtim

vajza-e-te-moshuares-ne-peje:-nuk-kam-menduar-se-do-te-kete-keqtrajtim

Pas rastit të sotëm në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka folur vajza e viktimës e cila është sulmuar fizikisht nga infermieret në qendrën në fjalë.

Vajza e viktimës së moshuar, Zhaneta Nura ka deklaruar se është tronditur rëndë nga ngjarja që ka ndodhur.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen, pas rastit që ka ndodhur. Unë para disa ditëve kamë parë shenja dhune, por as që më ka shkuar në mendje se mund të ndodh dhunë në një qendër që pretendonte se kishte standarde zvicerane”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Ajo ka deklaruar se qysh në momentin e dorëzimit së nënës në këtë qendër, nuk ka parë trajtim shumë të mirë.

“Një lloj tërheqje për krahu jo e zakonshme ishte kur e kam dorëzuar, por nuk më ka shkuar në mendje se do të ketë keqtrajtim”, deklaroi ndër të tjerash Nura.

Vajza e të moshuarës së keqtrajtuar ka deklaruar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për këtë rast, ndërsa ka thënë se familja do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë rast.

Related posts

Polonia nis ndihmën e saj për Turqi

Muhamet Ramadani

Zjarret masive në Greqi/ Humb jetën një person, vijojnë evakuimet e banorëve

admin

Tre dënime brenda javës, ish kryeministri i Pakistanit dënohet me 7 vite të tjera burg

Muhamet Ramadani