RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vajza muslimane përjashtohet nga klasa e karatesë për shkak të hixhabit

vajza-muslimane-perjashtohet-nga-klasa-e-karatese-per-shkak-te-hixhabit

Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Quebec të Kanadasë po kërkon një pagesë prej 13 mijë dollarësh në emër të një vajze muslimane 12-vjeçare, e cila u përjashtua nga klasa e karatesë për shkak të hixhabit, transmeton Anadolu.

Sipas komisionit, siç raporton CTV News, “paditësit, nga ana e tyre, ndjenjë një ndjenjë padrejtësie dhe përjashtimi”.

“Ata mbeten të shqetësuar për efektet e situatës në mosmarrëveshje për vajzën e tyre”, theksoi komisioni.

Debati u shpalos kur një instruktore në ‘Karate Auto Defence Lamarre’ në qytetin Montreal i tha vajzës se nëse nuk heq hixhabin, ajo nuk do të lejohet të marrë pjesë në klasën e karatesë.

Instruktorja e arsyetoi vendimin e saj duke shpjeguar se për shkak të filozofisë së arteve marciale të karatesë, të gjithë studentët duhet të veshin të njëjtën uniformë. Vajza u largua me lot në sy.

Por shoqata kombëtare ‘Karate Canada’, që përfaqëson sportin e karatesë në Kanada, tha se mbulesa e kokës lejohet.

“Shoqata ‘Karate Canada’ ka marrë një rol udhëheqës në peticionin e Federatës Botërore të Karatasë për të lejuar atletët të mbajnë mbulesa për kokën. Federata Botërore e Karatesë e kishte miratuar se hixhabet janë të mirëseardhura për t’u përdorur në gara”, tha shoqata kanadeze.

Megjithatë, shkolla e arteve marciale ‘Karate Auto Defence Lamarre’ nuk është pjesë e shoqatës ‘Karate Canada’.

Këshilli Kanadez i Grace Muslimane (CCMW) tha se situatat si kjo mund të jenë “shumë shqetësuese” dhe të shkaktojnë plagë tek të rinjtë.

“Mund ta imagjinoj fare mirë një 12-vjeçare që i thonë kështu sepse e donte atë. Është koha që njerëzit të ngrihen për të drejtat e tyre, ju e dini dhe kjo është një e drejtë themelore e njeriut”, tha Shaheen Ashrat për CTV News, anëtare e bordit të CCMW-së.

 

Related posts

OBSH: Gjysma e popullsisë së botës në rrezik të virusit të dengës

rezart morina

Arrin në 10 numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese 13-katëshe

rezart morina

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

admin