Vala e të nxehtit ekstrem vazhdoi në të gjithë Brazilin ndërsa qytetarët e Rio De Janeiros po përpiqen të gjejnë shpëtim nga temperaturat e larta, raporton Anadolu.
Brazili regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë në nëntor ndërsa temperatura në Araçuai në shtetin brazilian juglindor të Minas Gerais arriti në 44.8 gradë Celsius.
Këto kushte atmosferike i atribuohen fenomenit El Nino dhe ndryshimeve klimatike. Meteorologët thonë se vapa do të zgjasë deri në prill të vitit 2024, gjë që shkakton shqetësim për pasojat e mundshme të valëve të të nxehtit.
Temperaturat mbi mesataren u regjistruan në Brazil nga korriku deri në tetor.