Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen, bëri të ditur se gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Në konferencë të përbashkët, Valtonen tha se Finlanda është përkrahëse e Kosovës, teksa ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, ka deklaruar Valtonen para mediave.
Po ashtu, Valtonen ka thënë se Finlanda ka qenë dhe do mbetet gjithmonë mik i fuqishëm i Kosovës.
“Findalda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës, kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”, ka potencuar tutje Valtonen.
Njëherit, kryediplomatja finlandeze ka njoftuar se gjatë takimit kanë folur edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, përfshirë fushën e tregtisë dhe të tjerat.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, sot ka arritur në Kosovë.
Pas takimit me Gërvallën, kryediplomatja finlandeze do të pritet në takim në ora 15:00, nga kryeministri, Albin Kurti.
The post Valtonen: Finlanda është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e raporteve me Serbinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.