Një variant i ri COVID po përhapet në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) – dhe tashmë përbën një në shtatë raste të reja, shkruan Sky News.
I njohur shkencërisht si EG.5.1, ai rrjedh nga varianti Omicron i COVID.
UKHSA ka monitoruar prevalencën e saj në Britani për shkak të rasteve në rritje globalisht, veçanërisht në Azi, dhe është klasifikuar si variant në Britani më 31 korrik.
Të dhënat e fundit tregojnë se ky variant përbën 14.6% të rasteve – i dyti më i përhapur në Britani.
Duket se po përhapet shpejt dhe mund të jetë një arsye pse ka pasur rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital kohët e fundit.
Normat e COVID-19 kanë vazhduar të rriten – nga 3.7% në 5.4% këtë javë në Britani. /koha