Sot janë varrosur mbetjet mortore të 8 viktimave të luftës në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995) në Komunën e Kotor Varoshit në Veçiqi, brenda kufijve të së njëjtës komunë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, Husein Kavazoviç, shumë imamë, politikanë vendas, të afërm të viktimave dhe qytetarë morën pjesë në ceremoninë e mbajtur për viktimat e luftës, trupat e të cilëve u gjetën gjatë gërmimeve në vitin 2002-2004.
Kryetarja e Shoqatës së Dëshmorëve të Vërbanjës, Veteranëve dhe Familjarëve të të Zhdukurve, Munevera Avdiç tha se më shumë se 600 civilë janë vrarë në Kotor Varosh gjatë luftës në BeH.
Në varrim sot Suvad Skoriç, i cili varrosi vëllain e tij, i cili ishte 27-vjeç kur u vra, tha se vëllai i tij u vra në vitin 1992 ndërsa eshtrat e trupit të tij u gjetën vite më vonë dhe ata do të ndihen më të qetë sepse do ta dinë vendndodhjen e varrit të tij.
Fikreta Alagiç, e cila varrosi burrin e saj Mujo Alagiç, deklaroi se jeta do të ishte më e lehtë për të pasi do ta dinte vendndodhjen e varrit të burrit të saj.
Asima Selimoviç varrosi sot dy vëllezërit e saj. “Unë nuk di çfarë të them për atë që ka ndodhur. Unë nuk kam 3 vëllezër. E kemi varrosur njërin prej tyre afër xhamisë më parë. Sot do t’i varrosim dy vëllezërit e mi të tjerë. Unë nuk jam në gjendje të flasë”, tha ajo.
Rreth 200 civilë boshnjakë, të cilët u kapën në zonën pyjore nga forcat serbe të Bosnjës ndërsa po iknin drejt zonës së sigurt, u ndanë në grupe si gra, fëmijë dhe burra.
Në nëntor të vitit 1992, rreth 150 civilë meshkuj boshnjakë, të cilët u dërguan në Grabovica afër Kotor Varoshit në veri të vendit, për herë të fundit u panë në një shkollë aty.