RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Va’rrosen në Khan Younis ku’fomat e 80 pa’lestinezëve të dorëzuar nga Iz’raeli

va’rrosen-ne-khan-younis-ku’fomat-e-80-pa’lestinezeve-te-dorezuar-nga-iz’raeli

Trupat e 80 palestinezëve të dorëzuar nga ushtria izraelite u varrosën në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se Izraeli ka dorëzuar sot trupat e 80 palestinezëve.

Në deklaratë thuhet se trupat e marrë nga Izraeli janë varrosur në varrezat turke në qytetin Khan Younis.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se ushtria izraelite ka kthyer 84 trupa që i kishte nxjerrë më parë nga varrezat në Rripin e Gazës.

Theksohet se trupat u dorëzuan përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Related posts

Më shumë se 70 të vr’arë në Ga’za që nga mëngjesi

admin6

11,675 palestinezë të vrarë që nga fillimi i agresionit izraelit, 3600 të zhdukur

rezart morina

Ndërpritet interneti dhe komunikimi në Jenin të Bregut Perëndimor

admin6