RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vatikani i bën thirrje Iranit të shmangë përhapjen e ko’nfliktit në Lindjen e Mesme

vatikani-i-ben-thirrje-iranit-te-shmange-perhapjen-e-ko’nfliktit-ne-lindjen-e-mesme

Sekretari i Shtetit (Kryeministri) i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, deklaroi se i shprehu Presidentit iranian, Massoud Pezeshkian, shqetësimin serioz të Vatikanit për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për dialog për të shmangur përhapjen e konfliktit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, thuhet se Kardinali Parolin dhe Presidenti Pezeshkian kanë pasur një bisedë telefonike mëngjesin e sotëm.

“Ndërsa Kardinali Parolin uroi Presidentin Pezeshkian për marrjen e detyrës, ata diskutuan çështje me interes të përbashkët. Kardinali shprehu shqetësimet serioze të Vatikanit për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke përsëritur se duhet marrë çdo masë paraprake për të shmangur përhapjen e këtij konflikti të rëndë që vazhdon dhe deklaroi se në vend të kësaj duhet të preferohet dialogu, negociatat dhe paqja”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Roja bregdetare italiane shpëton më shumë se 700 emigrantë – VIDEO

admin

Një dron që besohet të jetë rus gjendet në veriperëndim të Turqisë

Muhamet Ramadani

Suedia e ndihmon Ukrainën me një paketë ushtarake në vlerë prej 1.2 miliard eurosh

Kushtrim Guraj