RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdojnë ditët me temperatura të larta, IHMK-ja me rekomandime dhe këshilla

vazhdojne-ditet-me-temperatura-te-larta,-ihmk-ja-me-rekomandime-dhe-keshilla

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre, meqë janë ngritur temperaturat ditët e fundit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Aliu thotë se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë, si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga jugu, si dhe prezencës së anticiklonit afrikan.

“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shumë ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të fërguara, me shumë yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shumë ujë të thjeshtë, pemë dhe perime”, tha Aliu.

Ai shtoi se jemi në dritën e verdhë sa i përket këtyre vlerave të larta të temperaturave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijojë kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë.

Ky është njoftimi i plotë:

Këto temperatura të larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë. Kjo situatë u krijua si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga jugu. Gjithashtu prezenca e anticiklonit afrikan do të vazhdojë të mbetet i stacionuar mbi vendin tonë edhe në ditët vijuese.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shumë ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të fërguara, me shumë yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shumë ujë të thjeshtë, pemë dhe perime. Jemi në dritën e verdhë sa i përket këtyre vlerave të larta të temperaturave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijojë kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë.

Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermerëve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel për qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (stërnishtat), sepse përpos që shkatërrojnë miliona organizma ,shkaktojnë rritjen e temperaturave lokale, mund ta rrezikojnë edhe pronën, gjithashtu lëvrimi i ceket i parcelave me hamullor do të ushqejë tokën, sepse ruhen shumë materie ushqyese për kulturat që do të mbjellën në vazhdimësi.

Sipas mundësive ,frekuentoni vendet me lartësi , pyjet , kodrinat , aty ku kemi më shumë qarkullim të ajrit të freskët.

Related posts

Zelensky: Bota duhet të rrëzojë “fantazinë e sëmurë” të Putinit

admin

Azerbajxhani instalon spital fushor për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin

Zeqiri për pagat e policëve: Ka pasur zbritje deri në 600 euro

admin6