RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zeqiri për pagat e policëve: Ka pasur zbritje deri në 600 euro

zeqiri-per-pagat-e-policeve:-ka-pasur-zbritje-deri-ne-600-euro

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. Në mbledhje ka pasur edhe përplasje verbale për këtë çështje.

Shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka përplasur verbalisht deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku me atë të AAK-së, Albana Bytyqi. Kjo e fundit i kërkoi deputetes Kollçaku që mos të thurë lëvdata ndaj punës së ekzekutivit, pasi siç tha Bytyqi tash e një kohë të gjatë nuk i kanë dëgjuar kërkesat e policisë.

“Prej korrikut është ky peticion. Nuk i kuptoj gjithë këto lëvdata. Çfare keni bërë deri tani”, tha deputetja Bytyqi.

Sipas deputetes Kollçaku, opozita ndër vite ka dëgjuar kërkesat e policisë por nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes i pari i sindikatës së policisë, Imer Zeqiri ngriti shqetësimet e zyrtarëve policorë sa i përket pagave e kushteve të punës. Ai tha se ka pasur zbritje të pagave deri në rreth 600 euro, raporton RTK.

“Në këtë peticion ne kemi paraqitur pakënaqësitë e të gjithë punonjësve. Peticioni është organizuar nga sindikata për të treguar se sa është e pakënaqur Policia e Kosovës në lidhje me Ligjin e Pagave dhe kushtet tjera. Pas peticionit kemi pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe jemi dakorduar që në takimin e ardhshëm të bisedojmë e të vendosim prioritetet”, theksoi Zeqiri.

Zeqiri me këtë rast kërkoi po ashtu që të bëhet Ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare si dhe këta zyrtarë të bëhen me sigurime shëndetësore.

Related posts

Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë

admin

Sot pritet të mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, do të diskutohet edhe për Kosovën

admin

Temperaturat në rritje, IKShPK thirrje qytetarëve për kujdes nga rriqrat

RTI