Shtëllunga tymi u ngritën nga kampi i refugjatëve palestinezë Ein El-Hilweh në Libanin Jugor të hënën, pavarësisht një armëpushimi, raporton agjencia AP. Luftimet e ashpra vazhduan për të pestën ditë midis anëtarëve të Lëvizjes Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe atyre të grupeve islamike.
Fatah dhe fraksionet e tjera në kamp synim patën të sulmonin të dyshuarit për vrasjen e një prej gjeneralëve të tyre ushtarakë në fund të korrikut.
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në luftimet që shpërthyen të enjten, ka bërë të ditur një zyrtar mjekësor. Ushtria libaneze ka njoftuar se pesë ushtarë u plagosën, pasi tri predha ranë në pikat e kontrollit të ushtrisë përreth kampit. /koha