RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

vazhdojne-protestat-para-bashkise-se-tiranes

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë edhe protesta e sotme është shoqëruar me tensione, raporton Anadolu.

Protesta e 13-të është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve e partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë protestës u hodhën molotovë dhe sende të tjera ndaj selisë së Bashkisë së Tiranës.

Zv.kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues i opozitës, Dorjan Teliti, gjatë fjalës në protestë theksoi se nuk do të vonojë dita që drejtësia do të bëhet dhe e vërteta do të mbizotërojë.

“Sot opozitarët të bashkuar nën flamurin e Partisë Demokratike nuk do të dorëzohemi. Nuk dorëzohemi sepse ne jemi me të drejtën, jemi me të vërtetën dhe nuk ka forcë që e ndalon popullin i cili është i shtypur për të fituar të drejtat e tij. Sot Tirana duhet t’i kthehet dinjitetit, ligjshmërisë dhe normalitetit”, tha Teliti.

Ai shtoi se kanë një alternativë të qartë dhe të thjeshtë, sipas tij “alternativën për njerëzit, për familjen, për sipërmarrjen dhe të njerëzve të ndershëm”. Teliti u shpreh se rezistenca është i vetmi instrument demokratik që sjellë ndryshimin.

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestë u shpreh se po protestojnë për drejtësi.

“Kjo protestë dhe çdo protestë, kjo qëndresë dhe çdo qëndresë do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi, derisa Shqipëria të jetë si gjithë Evropa”, tha Balliu.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe gjatë javës së ardhshme.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Related posts

Kosova i bashkohet deklaratës së përbashkët të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën

rezart morina

Mesdheu Qendror, rruga kryesore e emigrantëve për në BE

rezart morina

Hamasi dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

admin