RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon aksioni për shpërndarjen e mishit të kurbanit

vazhdon-aksioni-per-shperndarjen-e-mishit-te-kurbanit

Shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka vazhduar edhe sot.

Kontingjenti i radhës me mish kurbani ka arritur sot në depot e Shoqatës “Bereqeti”, e i cili menjëherë është shpërndarë.

Prishtina, Gjakova, Deçani dhe Istogu ishin katër komunat e radhës, të cilat përfituan mishin e kurbanit.

Një numër i madh i qytetarëve në Prishtinë ishin përfitues të mishit, e për këtë dhuratë, u shprehën tejet falënderues ata.

I gjithë procesi i therjes së kurbanëve është monitoruar nga Komisioni i BIK-ut dhe certifikuesit “Hallall”.

Mishi i kurbanit po mbërrin në çdo cep të Kosovës për të gjitha familjet pa asnjë dallim.

Related posts

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Prishtinë

Hevzi

Çdo të thotë ta duash vërtet atdheun? Një leksion për shqiptarët nga Gaza…

admin

Ky tmerr në Indi…

RTI