RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdon beteja me zjarret në Spanjë

vazhdon-beteja-me-zjarret-ne-spanje

Zjarrfikësit spanjollë vazhdojnë të luftojnë me zjarrin pyjor, i cili shpërtheu të enjten në lagjen Villanueva de Viver në Castellon.

“Flakët janë përhapur në një zonë prej 40 kilometrash të gjerë që përfshin rajonin e Alto Mijares dhe kufijtë me provincën e Teruelit”, raportoi mëngjesin e sotëm media “El Pais”.

Për shkak të zjarrit, rreth 1.500 persona u evakuuan nga rajoni i Valencias, ku flakët shkatërruan një sipërfaqe prej 4.000 hektarësh.

Përhapja e shpejtë e zjarrit u ndihmua nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

“Zonat e mëdha rreth bregut të Mesdheut të Spanjës janë në rrezik ekstrem nga zjarret në pyje ndërsa kushtet do të përkeqësohen deri të dielën”, njoftoi agjencia meteorologjike e vendit AEMET.

Në vitin 2022, Spanja dhe Portugalia përjetuan zjarre të mëdha në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, pas një vale rekord të të nxehtit dhe thatësirës.

Të martën, qeveria portugeze paralajmëroi se sezoni i zjarreve të këtij viti mund të jetë edhe më i keq.

Related posts

Ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet përfshirja në politikë për pesë vjet

admin

Gjykatësi libanez, Nawaf Salam, zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)

Muhamet Ramadani

Kinë: Këshilltari shëndetësor i qeverisë paralajmëron rritje të rasteve me COVID

admin