RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë

vazhdon-dezinsektimi-selektiv-kunder-rriqrave-ne-malisheve

Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), përkatësisht marrjen e masave preventive, Komuna e Malishevës është duke vazhduar me dezinsektimin e zonave endemike.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se dezinsektimi gjatë kësaj fundjave është zhvilluar në qytetin e Malishevës, përkatësisht hapësirat më të frekuentuara dhe periferia e qytetit, ndërsa dezinsektimi do të vazhdojë edhe ditët në vijim, në zonat tjera.

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, kërkon nga organet kompetente në nivel të vendit, që të marrin masat e nevojshme, sipas strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së, përkatësisht të bëhet repelimi i kafshëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të aktivizojë Këshillin ndërministror dhe të merret më seriozisht me menaxhimin e situatës me EHKK-në, jo vetëm në Komunën e Malishevës.

Kujtojmë që në territorin e Komunës së Malishevës, që nga paslufta, e deri në vitin 2013, si pasojë e virusit që shkakton ethe hemorragjike, e që kryesisht bartet nga rriqra te njeriu, kanë humbur jetën 18 qytetarë.

Related posts

Kryeminstri Kurti sqaron pse nuk shkoi në Samitin e mbajtur në Tiranë

admin

Gaza, 30 të vdekur dhe 100 të plagosur nga sulmi i Izraelit në shkollën e drejtuar nga OKB-ja

rezart morina

Incidenti diplomatik me Osmanin në aeroportin e Shkupit/ Presidenca e Kosovës: Keqardhje për mënyrën se si u trajtua në konferencën Kurti-Mickoski

admin