RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, 30 të vdekur dhe 100 të plagosur nga sulmi i Izraelit në shkollën e drejtuar nga OKB-ja

gaza,-30-te-vdekur-dhe-100-te-plagosur-nga-sulmi-i-izraelit-ne-shkollen-e-drejtuar-nga-okb-ja

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja në veri të Rripit të Gazës sot në mbrëmje, tha grupi palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

Sulmi kishte në shënjestër shkollën Abu Hussein të sponsorizuar nga UNRWA-ja në kampin e refugjatëve Jabalia, tha Hamasi në një deklaratë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa tha më herët se të paktën 27 persona u vranë dhe 93 të tjerë u plagosën në shkollën ku banonin shumë banorë të Gazës.

Sulmi erdhi disa orë përpara se të fillojë një pauzë humanitare midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale të premten.

Related posts

Kurti para kryetarëve: Për 3 vite buxheti i komunave është rritur për 185 milionë euro

Muhamet Ramadani

Aksident në Suharekë, gjashtë persona të plagosur

admin

Ndotja e ajrit, Shkupi në nivel me qytetet milionëshe në Indi e Pakistan

admin