Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës edhe sot është duke vazhduar operacionin e njohur si rasti “Brezovica”.
Që nga orët e para të mëngjesit, të njëjtit kanë zbarkuar në Brezovicë, ku edhe po zhvillohet vazhdimi i aksionit të djeshëm që lidhet me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në Brezovicë-Zona e II-të, e Parkut Kombëtar Sharri.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Prokurori, Rasim Maloku.
“Vazhdon operacioni i sekuestrimit edhe sot”,deklaroi Maloku.
Ndryshe nga kjo prokurori u tha se raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamentit për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Brezovicë janë sekuestruar “përkohësisht”, rreth 100 vila.