RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”.

Ndryshe në seancat e së hënës, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të ZPS-së, W04368, një tjetër dëshmitar u paraqit në sallën e gjyqit, ai ka dëshmuar pa masa mbrojtëse.

Dëshmitari është Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, po dëshmon për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Related posts

Drejtori i CIA-s sot në Kosovë

rezart morina

Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes

rezart morina

India do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Arabinë Saudite

rezart morina