RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon greva, Jasharaj: Nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje, greva do të zgjasë ende

vazhdon-greva,-jasharaj:-nese-qeveria-vazhdon-me-kete-qasje,-greva-do-te-zgjase-ende

Nxënësit nuk do t’u kthehen bankave shkollore as nesër. Kjo pasi greva do të vazhdojë edhe nesër dhe ditët në vazhdim.

Kjo së paku është paraparë nga kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka konfirmuar për lajmi.net se greva do të vazhdojë dhe se si sipas tij Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende asnjë shenjë në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai madje tha se kanë pritur që pas takimit me presidenten Vjosa Osmani do të kishte ndonjë ndryshim, por kjo gjë nuk ndodhi.

“Po, mund ta konfirmoj se kemi pritur ndoshta pak më shumë nga takimi që patëm me presidenten Vjosa Osmani, e kemi lutur që ajo të jetë e angazhuar një lloj ndërmjetësuesi për të përdorur autoritetin e saj pozitiv që të mundësojë dialogun e të bind edhe palën tjetër, pra Qeverinë që të ulet në dialog me ne.Ne jemi për dialog, e kemi shpresuar në dialog por ajo tha se do të angazhohet e i kupton kërkesat tona, na bëri një lutje që të kemi konsideratë çështjen e nxënësve”,tha Jasharaj.

Ai madje tha se ia kanë shpjeguar të gjitha e pas përfundimi të takimit, por se gjërat nuk kanë ndryshuar dhe se Qeveria mbetet në pozicionin e saj.

“Këto 50 euro nga kjo Pakoja sic po e quajnë, ne e kemi përgëzuar se po ndihmon të gjitha shtresat, por SBASHK dhe BSPK ka konsideruar se nuk është asnjë angazhim për të realizuar kërkesat tona dhe insistojmë në dialog derisa kjo të ndodhë greva vazhdon.Ne jemi duke bërë të pamundurën, jemi takuar e kemi dërguar letra edhe kryetarit të VV-së, edhe zonjës Kusari, por edhe subjekteve politike LDK, PDK, AAK-së dhe këto tri subjekte kemi takuar dhe kemi kërkuar që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që të bëjnë ndonjë hap të mundur që të vijmë tek dialogu e ndoshta çështjen ta ngrisin edhe me një seancë të jashtëzakonshme pasi situata është tepër e rëndë, edhe shërbyesit civil, edhe punëtorët e arsimit që nga çerdhet janë në grevë dhe kjo grevë mund të zgjasë nëse Qeveria vazhdon me një qasje të tillë”,tha ai.

Sipas Jasharajt, kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të ulet dhe të bisedojë me palën përfaqësuese të grevistëve.

“Kryeministri Kurti duhet të ulet me ne e të bisedojmë. Deklarata e Kurtit që ai ka biseduar me kryetarin e BSPK-së, është mirë por duhet Kurti ta dije ligjin e grevave ku thuhet se këshilli grevist është ai që përcjell rrjedhën e grevës dhe është organ i autorizuar që të takohet me palën tjetër, në këtë rast me institucionet.Pra s’është çështja a do apo s’do dikush, por është çështje që ligji për greva autorizon këshillin grevist, në këtë rast unë si kryetar dhe anëtarët e tjerë që të angazhohemi për kërkesat tona”theksoi ai.

Ndryshe SBAShK-u po vazhdon të kërkojë 100 euro shtesë në paga, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Për shkak të vonesave në miratimin e Ligjit të pagave, këta të fundit kanë konsideruar se mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë duhet të marrin së paku nga 100 euro shtesë deri në miratim.

Por kundër bukësja kërkese dolën nga Qeveria e Kosovës. Madje si fillim, Ministria e Financave mori vendim që të gjithë grevistëve të mos ua ekzekutojë pagat e plota, kësisoj duke ua paguar vetëm gjysmën e pagës.

Për dallim nga të tjerët sot bashkë janë bërë kryetarët e komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe atë të Shtimes, Qemajl Aliu, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Ata kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe që të ndërpritet greva.

Related posts

Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në veri/ BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar

RTI

Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

RTI

Zelensky: Nuk do t’i tolerojmë kurrë pushtuesit

rezart morina