RTV AHIRETI
Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Seanca e sotme ka filluar në ora 09:00 dhe parashihet të zgjasë mbi 7 orë.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili ka filluar dëshmonë të martën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari ka theksuar dje se pjesët e ditarit të tij i kishte shkruar çdo mbrëmje dhe ishin të vërteta ato se çfarë përmbante ai.

Procesi gjyqësor do të vijojë edhe në dy ditët e ardhshme, teksa javën që vjen do të ketë po ashtu seanca të radhës.

Pasditen e djeshme u raportua se pritet të shkurtohet lista e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin që e quajnë “Thaçi dhe të tjerët”.

Hektor Beqiri që njihet për mbështetjen e ish-drejtuesve të UÇK-së ka përcjell nga afër seancën e sotme ku, sipas tij, është vendosur për largimin e disa dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë dhe pranimin e disa deklaratave vetëm me shkrim.

The post Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidentja e Sllovenisë qëndron në vizitë dyditore në Bosnje e Hercegovinë

rezart morina

Një stuhi e fortë godet Sarajevën

admin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke ‘dënon ashpër sulmet e tmerrshme ndaj Kuranit’

admin