RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

vazhdon-seanca-degjimore-ndaj-dy-te-dyshuarve-qe-ndihmuan-faton-hajrizin-pas-arratisjes-nga-burgu

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është duke vazhduar mbajtja e seancës dëgjimore lidhur me dy të dyshuarit për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Seanca është duke u mbajtur nga ora 11:00.

“Njoftojmë që për të pandehurit E.B dhe H.XH është duke vazhduar mbajtja e seancës dëgjimore në Gjykatës Themelore Mitrovicë- Dega në Vushtrri, seancë e cila ka filluar rreth orës 11, lidhur me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Tëvë1.

Të dyshuarit E.B. dhe H.Xh., dyshohet se kanë ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Autoritet serbe deklarojnë se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi, pas dyshimit se i njëjti ka vrarë një polic serb, si dhe ka plagosur një tjetër./

Related posts

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

RTI

“I ka dërguar në programe riedukimi dhe birësimi”- Kievi: Rusia ka rrëmbyer më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas

admin

SHBA thotë se Ne’tanyahu pranoi propozimin e ri për Ga’zën, Ha’mas thotë se kjo plotëson vetëm kërkesat iz’raelite

rezart morina