RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon sot intervistimi i ministres Haxhiu nga Prokuroria Speciale

vazhdon-sot-intervistimi-i-ministres-haxhiu-nga-prokuroria-speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të vazhdojë intervistimin sot në ora 13:00 nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Kështu kanë deklaruar për RTK-në zyrtarë nga ky institucion.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me autorizim të Prokurorisë Speciale është intervistuar dje ministrja Haxhiu me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus” më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.

Kujtojmë se ministrja Haxhiu të shtunën në profilin e saj në Facebook, tha se shteti i Serbisë po cyt dhe organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”, ka shkruar Haxhiu.

Related posts

Ofensiva tokësore e Ukrainës në Rusi, Garda Kombëtare përforcon centralin bërthamor në Kursk

admin

Abdixhiku tha se hapja e urës së Ibrit është propagandë dhe atak paraelektoral – Bajqinovci ia shpërndan një deklaratë kur ai e kërkonte hapjen

RTI

Mark Rutte merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

RTI