RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pesë të arrestuar dhe dy persona në kërkim, detaje të reja për aksionin në Pejë

pese-te-arrestuar-dhe-dy-persona-ne-kerkim,-detaje-te-reja-per-aksionin-ne-peje

Një aksion i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Pejë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Njësisë për patentëshoferë në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pesë persona janë arrestuar deri tani, ndërsa dy persona janë në kërkim pasi që nuk janë hasur në vendin e punës dhe as në ambientet e banimit.

Për detajet, mbi aksionet dhe veprimet ka folur edhe prokurorja e rastit Valbona Disha – Haxhosaj.

Ajo për RADIO-n 1 e ka sqaruar qarkun e veprimeve të ndërmarra.

“Kam urdhëruar veprime dhe arrestime siç edhe jeni njoftuar, në një aksion që është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Arrestimet janë kryer në Pejë, në Njësinë e patentëshoferëve dhe të sqarojmë se p oashtu kam urdhëruar veprime dhe arrestime edhe në komunat: Deçan, Fushë- Kosovë dhe Prishtinë e të cilat ndërlidhen me Pejën. Detajet do t’i përgatisim, mirëpo është me rëndësi për opinionin që të sqarojmë zonën e shtrirjes së aksionit. Pra kemi të bëjmë me Pejën, Deçanin, Fushë-Kosovën dhe Prishtinën, porse të gjitha ndërlidhen me Pejën”, tha Haxhosaj.

Related posts

Zjarri masiv ndërpret samitin e klimës COP30 në Brazil

admin

VIDEO/ Sulmi vdekjeprurës në Universitetin Brown në SHBA, publikohen pamjet e reja të autorit! I veshur me të zeza, maskë dhe kapele, por ende i lirë

admin

BM – Ministri i Jashtëm: Kievi ka të drejtë të sulmojë territorin rus për vetëmbrojtje

admin