Në mesditën e sotshme në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është gjendur e vdekur një grua 30-vjecare.
Lidhur me këtë nga policia kanë thënë se viktima është gjetur e lënduar në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në kryeqytet.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, për lajmi.net ka deklaruar se rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër), ku sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.”, për shprehur Ulaj.
Tutje, ajo bënë të ditur se pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pa jetë me urdhër të prokurores do të dërgohet në IML për obduksion.